Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka reaguar pas konfirmimit të ndeshjes së tij ndaj Agit Kabayel, duke e cilësuar përballjen si shumë më tepër se një duel boksi. Hysa, përmes një reagimi drejtuar Kabayelit, thekson se nuk e ka ofenduar apo sulmuar personalisht kundërshtarin, por i ka kërkuar një mundësi për t’u përballur në ring.
“Më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit, shqiptarët do të jenë në stadium për Shqipërinë”, shkruan Hysa, duke iu referuar datës së përballjes. Boksieri shqiptar shprehet se pret një mbështetje të madhe nga tifozët kuqezi në stadium, ndërsa e lidh këtë sfidë me një objektiv madhor: sjelljen e titullit botëror në Shqipëri. “Me ndihmën e Zotit, atë natë do të jap gjithçka në ring dhe do të luftoj për ta sjellë titullin botëror te Shqipëria”, shprehet Hysa.

