Kush tha se Marej i lau duart me tenisin? Lumturia e Nadalit…

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, shprehu kënaqësinë e tij mbas kthimit të tenistit britanik, Endi Marej, në fushë, më saktë në konkurrimet singëll, ku ai kishte munguar për arsye shëndetësore, duke nxitur spekulimet se ai do t’i jepte fund karrierës së tij në fushen e tenisit.

“Ky është një lajm i gëzuar për sportin tonë. Jam i lumtur për Marejn. Kjo do të thotë se ai tani e ka marrë veten.  Në fillim të këtij viti, ai tha se do t’i jepte fund karrierës, kurse tani mbas shtatë muajsh ai është përsëri konkurrues”, deklaroi Nadali.

Sfidanti.al