Çmendet Ferrari; i ofron Vettel rinovim 3 vjeçar me 120 mln Euro

Ferrarin e ka kapur paniku pas zërave të fundit për merkaton e transferimeve të pilotëve në Formula 1 që shohin Sebastian Vettel drejt kalimit te Mercedes në vitin 2019. Për këtë arsye Kokëkuqja italiane ka vendosur të marrë masa për të blinduar 4 herë kampionin e botës. Sipas ‘Auto Hebdo’ në Francë, skuderia nga Maranello ka përgatitur për pilotin gjerman një kontratë 3 vjecare me një vlerë prej 120 milionë Euro për ta bindur atë që të qëndrojë. Dhe jo vetëm kaq, Ferrari ka vendosur gjithashtu të plotësojë edhe kushtin e vendosur nga Vettel dhe të mbajë në skuadër Kimi Raikkonen. ‘Auto Hebdo’ thekson se presidenti i Kokëkuqes, Sergio Marchionne ka pranuar propozimin për rritjen e pagës së finlandezit me 5 milionë Euro dhe tani Ferrari është në pritje të përgjigjes së tij.

sfidanti.al