Rooney tregon Manchester United: Sir Alex Ferguson, sa ndikim te ‘Djajtë e Kuq’

Sir Alex Ferguson ishte një person që kishte shumë peshë te Manchester United sidomos në blerjen e futbollistëve. Ky është rrëfimi i bërë nga Wayne Rooney që tashmë është kthyer te Everton, skuadra ku ai është formuar. Sulmeuesi 31 vjecar deklaroi se pas largimit të skocezit te Manchester Untited erdhën futbollistë që nuk ishin të nivelit të kësaj skuadre dhe kjo u duk qartë. ‘Kur je te Manchester United duhet të ruash të njëjtin nivel e standard-tha Rooney-kjo ndodhte kur në stol ishte Ferguson dhe që iu transmetua edhe personaliteteve si Ryan Giggs, Gary Neville apo Paul Scholes. Në vitet e fundit ishte detyra ime dhe e Carrick për të mbajtur këtë standard, një detyrë kjo që rezultoi shumë më e vështire sidomos duke parë lojtarët që u bashkuan me skuadrën’. Wayne Rooney ia la vendin e tij te Manchester United, Romelu Lukaku dhe sulmuesi anglez nuk ngurroi të japë këshillën e tij për të. ‘Të luash te Manchester United vë në provë personalitetin dhe jo vetëm aftësitë-vijoi Rooney-duhet të jesh i fortë në aspektin psikologjik për të pranuar sfidat pasi Manchester United është një klub që kërkon triumfe. Romelu është shumë i fortë për të përballuar këtë sfidë. Për më tepër ai ka përkrah njerëz që do ta drejtojnë në mënyrë që ai të japë më të mirën’.

sfidanti.al