Tre Sulejmanët, si tre mosketierë në shërbim të “mbretit” Duka !

Tani janë plotësuar “ tre mosketierët e futbollit” ! Ishin dy në shërbim të mbretit, jo të mbretëreshës si tek filmi, dhe ja ku erdhi edhe i treti. Fjala është për Sulejmanët e futbollit,Sulejman Demollarin, Sulejman Memën dhe Sulejman Starovën. Dy të parët, tamam si në zanatin e hershëm të fushës, si mesfushorë, kishin “lindur” duke iu betuar “mbretit” Duka, kurse i treti, Starova, pas disa vitesh rebelim, u gjunjëzua me sukses!

Tani cikli i tij zyrtar është realizuar mirë e bukur: ishte ai që e bekoi presidentin Duka në ditët e para të fronit, më tej se dy dekada me parë, me fjalët e paharruara “ Tani që futbolli është në duar të biznesmenëve ( peshkaqenëve duhet kuptuar) ka shpëtuar përfundimisht..”. Është prapë Starova, që bëri harakirin më të spikatur midis Sulejmanëve, duke interpretuar me mjeshtri aktori të keq, rolin e kandidatit për president në këmbim të një “kocke zyrtare” në FSHF.

Tre Sulejmanët, janw tw pamadhërishëm si zyrtarë, por s’ka asnjw pikw dyshimi se kanë qenë mjeshtra në fushë, luanin me vizion dhe komandonin me top dhe pa top shokët e tyre të ekipit. Kurse me kostum dhe me kollare , 3 Sulejmanët janë betuar t’i shërbejnë “mbretit” Duka, që nuk është si mbreti lakuriq , por është mbreti që e nxorri futbolin lakuriq…

Sfidanti.al