Një ditë më parë presidenti i Napolit shprehu gjithë pakënaqësinë e tij për faktin se skuadrat në Europë humbasin lojtarë ndërsa në janar dhe shkurt luhet Kupa e Afrikës. Kështu ndodhi me Liverpulin që humbi Salahun dhe Manenë, por edhe me Napolin që humbi Kulibalin. Kapiteni i Senegalit fitoi Kupën e Afrikës këtë vit dhe De Laurentisi u mërzit që ai nuk ishte për Napolin. “E di se Napoli e pati të vështirë, – tha Kulibali, që tani ka kaluar tek Çelsi, por ne luajmë edhe për kombëtaret tona dhe për to duhet respekt”.
Sfidanti.al