Njukasëlli do ta bëjë edhe një “yrysh” të fundit për Brojën, por sa e madhe dilema e Çelsit!

Nuk  dihet sesa do të jetë oferta, por padyshim 30 apo 35 milionë paundë stërlina, në mos më shumë. Njukasëlli është një klub që sot ka fuqi të madhe financiare dhe Çelsi ka pretendime të mëdha kur vjen puna tek lojtarët e tij. Armando Broja mbetet “send i çmueshëm” në tregun e futbollit anglez dhe “laraskat” kanë nevojë për një sulmues, pasi nuk kanë bërë asnjë përforcim në atë repart.Gjithsesi, Çelsi mbetet i mëdyshur, pas largimit të Lukakut dhe largimeve të pritshme të Vernerit apo Zijeçit.

Sfidanti.al