Empoli dyshon se “fondamentali” Bajrami do të largohet!

Fiorentina nuk bën shaka dhe padyshim që do të ishte një hap përpara në karrierë. Nedim Bajramin e pret ndoshta një transferim i rëndësishëm, të cilin padyshim që mesfushori i kombëtares shqiptare e vlerëson dhe e dëshiron, por për Empolin nuk është kaq e lehtë. Edhe pse në stol nuk është Andreacoli që mori dhe aktivizoi, sërish trajneri i ri, Paolo Zaneti, e ka të qartë se largimi i Bajramit do të ishte një goditje. “Ai është themelor për lojën tonë, – shprehet ai, – uroj që të mos largohet”.

Sfidanti.al