Në Gjermani thonë se Bajerni pret shumë këtë sezon nga Nagelsmani

Robert Levandovski në radhë të parë u largua nga problemet me trajnerin, me skemat e tij të lojës dhe në stërvitje. Sulmuesi polak pati probleme edhe me klubin, i cili solli në ekip disa përforcime si Mane, De Ligt, Mazraui, Gravenbeh apo Tel, ndërsa pritet edhe një mesfushor. Pas shpenzimeve të mëdha dhe jo aq karakteristike për Bajernin, drejtuesit mësohet se kanë rritur pretendimet ndaj trajnerit Julian Nagelsman. Tekniku duhet të ketë sukses në Champions dhe ekipi të bindë, ndryshe nga sa ndodhi në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar. Nëse kjo nuk ndodh, Nagelsmani mund ta paguajë me vendin e punës.

Sfidanti.al