Ndonjëherë mendojmë se padrejtësitë apo problemet ndodhin vetëm në Shqipëri, në federatat tona apo KOKSH, por ngjajnë edhe në federata të tjera. Atletika spanjolle është tronditur nga ai që cilësohet një skandal,pasi atletja Auri Lorena Bokesa sulmoi Federatën, pasi u la jashtë nga Kampionati Europian tani në gusht. “Unë isha më e mira spanjolle e ekipit spanjoll në Botëror, – shkruan ajo në rrjetet sociale, – unë isha e konfirmuar nga trajneri Pepe Peiro se do të isha në Europian në Mynih. Nga ana tjetër, stafi mjekësor i Federatës nuk ka qenë në gjendje të dallonte një dëmtim të rëndë për mua, që më solli probleme në2022”.
Sfidanti.al