Mesi: Gol, assist, trofe dhe 41 kupa në karrierë!

Do të luftojë që në fund të këtij sezoni të barazohet ose të kalojë Dani Alveshin  si futbollistin me më shumë tituj në jetën sportive. Lionel  Mesi arriti në 41 trofe në karrierë, nga të cilët 2 i ka me Paris SG, 4 me Argjentinën dhe 35 me Barcelonën. Së fundmi, ai shënoi gol, dhe shërbeu asist në fitoren 4-0 të PSG-së ndaj Nantës në finalen e Superkupës së Francës. Në mungesë të Kilian Mbapesë ishte Nejmar që shkëlqeu e 2 gola dhe asistin për Mesin, ndërsa Leo ishte si gjithmonë i madh. Dani Alvesh kryeson renditjen me 43 trofe dhe argjentinasi mund ta barazojë apo edhe ta kalojë sepse në diskutim janë edhe 4 trofe të tjerë, Liga e Parë, Championsi, Kupa e Francës dhe Kupa e Ligës.

Sfidanti.al