Ndoshta po e teprojnë dhe objektivi i vërtetë do të ishte kualifikimi në Champions, në një kampionat ku rivalë janë Interi, Milani, Juventusi e Napoli. Gjithsesi, mediat në Itali gjykojnë se Roma e Zhoze Murinjos ka një potencial të madh këtë sezon. Mesfushori holandez, Vajnaldum, erdhi në huazim nga Paris SG, me rrogë 5 milionë euro në sezon plus shpërblime dhe me mundësi blerje të kartonit prej 10 milionë eurosh. Më parë kishin ardhur Dibala e Matiç. Mund të largohet Zaniolo, por vjen Beloti, dhe që të gjithë me kosto zero.
Sfidanti.al