Ish-ylli i Premier Ligës: Akt kriminal i Çelsit nëse largon Brojën!

Noel Uelan ka luajtur në këtë kampionat dhe pak a shumë e ka idenë se kush mund të jetë i denjë për Premier Ligën  e kush jo. Ai është i bindur se Armando Broja e meriton shansin për të luajtur për Çelsin sezonin që po nis. “Ai e ka treguar tek Sauthemptoni këtë, – thotë Uelani, – mendoj se do të ishte kriminale nëse Çelsi nuk do mbante. Ai meriton të jetë titullar ndaj Evertonit”. Çelsi hodhi poshtë ofertën e Uest Hemit të paktën prej 30 milionë paundësh, ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë me Njukasëllin.

Sfdanti.al