Sa i pabesë Panuçi ? E paska “harruar”  dorën tek portofoli i “babuçit”

Ç‘është kjo hata e Panuçit?  Edhe pse ka kohë që ka ikur, dorën na e ka ngecur  si kujtim   në portofolin e presidentit tonë. Ish-trajneri italian, atë që zakonisht e pagëzonin si  “nxënësi” që nuk i mësoi  dot leksionet  në stolin kuqezi,  duket se ka njohuri si një mësues.. në lojën financiare. Ish-trajneri Kristian , të cilin e tradhëtuam siç i ka hije vetëm Kombëtares në ndeshjen me Turqinë,  pretendon 57 mijë  euro  bonuse nga fitoret dhe barazimet që kishte arritur me Kombëtaren. Ne nuk dimë shumë gjëra, por kjo shumë që na tingëllon si  gjobe, mund të jetë “bonus” edhe për ndeshjen e fundit në Shkodër, ku për çdo tradhëti të futbollistëve tanë në fushë, të orkestruar me zotësi  nga “babushi i Panuçit “, gëzonte  edhe trajneri Edi Reja, veterani  që priste me valixhe në dorë për të marrë stolin..edhe në këtë mënyrë.

E thonin dhe e thonë  të gjithë se, Panuçi ishte më i keqi që kemi provuar, apo “kungulli” më i pabërë që presidenti Duka na shërbeu në tavolinën kuqezi. Por,italiani, ai  që nuk u shqua dot në fushë , paska  një meritë që nuk e pikasëm të gjithë. Edhe pse ka kohë që ka ikur dhe, sipas zakonit,  na duket sikur kemi bërë paqe me harresën,  Kristian Panuçi  tregohet me shumë talent  që e sulmon presidenti Duka  mu në zemër të lodrës… tek paratë! Tek ato, për të cilat gjumi i prishet më gjatë, sesa kur humbet pa lavdi një cikël ndeshjesh! Në këto momente krize, kur dhe stadiumi “Arena” nuk është kaq i bukur sa duket, sidomos  kur e shikon me syrin dyshues ekonomik, apo ato zyrat stërmadhe të FSHF-së, për të cilat thuhet se emrin e kanë zyra, sepse  do të kushtojnë sa një stadium,  57 mijë euro nuk janë një qime për ata që pasurohen duke varfëruar futbollin tonë.

G>Sinemati

Botuar ne Panorama Sport