Milani pësoi ‘manita’ ndaj Atalantës, Donaruma nuk I mban lotët

Sfida e 22 dhjetorit ndaj Atalantës në Bergamo nuk do të harrohet lehtë nga ana e Milanit. Skuadra kuqezi u zbërthe e gjitha përballë asaj të Gasperinit me zikaltrit që I shkaktuan një humbje poshtëruese me rezultatin e thellë 5-0. Është e qartë që të gjithë  e kanë ndjerë veten shumë të turpëruar, por ai që e perjetoi më keq këtë  manita bergamaske ishte portieri Donnarumma, pasi ishte ai në portë kur Milani I tij pësoi të 5 golat

Pas fërshëllimës së fundit të arbitrit, portieri kuqezi u largua nga fusha e lojës I tronditur nga ky rezultat tronditës dhe nuk mundi dot të përmbajë lotët. Vëllai I tij Antonio dhe përgatitësi I portierëve të Milanit, Luixhi Turci ishin aty pranë teksa kërkuan të ngushëllonin portierin 20 vjecar.

Sfidanti.al