Mario Manxhukic lë Juventusin. Sulmuesi kroat që për 6 muaj u stërvit I vetëm pasi nuk është pjesë e planeve të Mauricio Sarrit, ka arritur akordin me Al Duhail në Doha të Katarit ku ndodhet edhe ish shoku I tij I skuadrës te Juventusi, Medi Benatia
Tashmë Manxhukic ndodhet në Doha për të kryer vizitat mjekësore dhe të firmosë kontratën e re me Al Duhail për 18 muaj me një pagë prej 8 milionë Eurosh në vit, ndërkohë që në arkat e Juventusit do të shkojnë 5 milionë Euro
Manxhukic e lë Juventusin pas 4 sezonesh të përjetuara si protagonist absolute dhe 6 muajve të tjerë që I kalonte duke u stërvitur I vetëm në fushat e Kontinasës. Nga një element I rëndësishëm në skemat e Alegrit, kroati ui kthye në një trup të huaj në skuadrën e dizenjuar nga Sarri, një fat I cuditshëm ky për një futbollist që njihej për grintëen dhe dedikimin, por edhe golat e tij me peshë dhe që hyri në zëmrën e tifozëve bardhezi si askush tjetër.
Me Juventusin, Manxhukic fitoi 4 tituj të Serisë A, 4 Kupa të Italisë, 3 Superkupa Italiane ndërkohë që ka luajtur edhe finalen e Ligës së Kampioneve në Kardif me Realin e madridit duke shënuar edhe një gol spektakolar.
Sfidanti.al