Rilindjet në politikë si përralla, rilindja e Derbit ..e vërteta e madhe

“Perënditë e Derbit”  më së fundi e kanë dëgjuar thirrjen  e Tiranës edhe pse u deshën 5 vite për të ngritur kokën. Tirana ka shembur “bustin”  e  Partizanit dhe në këtë tokë, ku fjala rilindje ishte  privatizuar nga lodra politike,këtë herë ka gjetur vërtetesinë.  Ka rilindur Derbi  pas 5 vitesh  dhe humbja ka tingëlluar shumë e panjohur, gati e  papranueshme për Partizanin, i cili e hoqi të keqen, duke  marrë  me “shkelma” trajnerin Lerda. Por , më shumë se kaq, ishalla nuk është e vërtetë, ka zëra se janë qënka trazuar edhe  harmonia e “zotave” në majë të “Olimpit”,  në klubin e demave.  Kur humbet Derbin, ku triumfi ishte konvertuar në  pronë,  edhe  topi  i pushtetit ndryshon kah , kështu, s’do të jetë më absolut për drejtorin Olsi Rama. Presidenti Demi , ndryshe nga skema fikse  e një viti më pare,  kur u shpallën kampionë, ka flakur letargjinë , kurse drejtori i plotfuqishëm Rama, bashkë me   Lerdën ,  humbi  dhe magjinë  e personazhit te vitrinës..

Sapo ka ndryshuar graviteti i Derbit, menjëherë ka ndryshuar edhe fati i ekipeve, ku njëra e tepron me  peshën e humbjes dhe tjetra “dehet” dhe gdhihet..kampione. Fraza me bujë e  mbrojtësit Muça se Tirana do të vazhdojë të rrëzojë tabutë  në kampionat dhe do të futet në valle për titull, tingëllon si një këngë tersi për bardheblutë. Kur Tirana humbi  vdekshëm me Kukësin, në një ndeshje që u bë e gjallë vetëm në fillim, u duk sikur u hapën portat e krizës dhe ekipi u privua  moralisht të guxonte të thoshte prapë se “jemi edhe ne për titull”. Po kur fiton derbin, ose kur “toreadori”  pas 5 vitesh sfilitje   gjunjëzon “demin”,  cili mund të thotë se Tirana s’qënka e denjë për titullin, kur këtë here, edhe komanduesit e garës, mburren se këtë sezon , as ata  vetë nuk dine akoma se me kë të bëhen, ngaqë klasifikimi  tek kreu po lëshon xixa…

Sfidanti.al