Polemika mes gazetareve italiane për Dileta Leotën

Dileta Leota, moderatorja e kanalit televiziv DAZN Italia së fundmi është bërë objekt diskutimesh. Ajo shpesh është bërë objekt akuzash seksiste dhe në lidhje me këtë pikë ka ndërhyrë edhe Katerina Kolovati, bashkëshortja e një tjetri gazetari sportiv në televizionet italiane

‘Mund të them se nuk kam asgjë kundër një vajze të bukur që mund të jetë vajza ime-tha Katerina Kolovati-do të ishte dicka absurd. Luftoj kundër cdo objektivizmi të trupit të një femre. Por mendoj se nuk është e nevojshme që të shprehesh nëpërmjet masës nr.5 të gjoksit dhe jo të tregosh se jeni gazetare të zonja. Nuk duhet të bëhemi bashkëpunëtore të mentalitetit maskilist që na gjykon vetëm si objekte, kjo sjell pasoja’.

Në këtë pikë ka ndërhyrë gazetarja e SportMediaset, Xhorxhia Rosi edhe ajo e njohur në botën e futbollit, ‘Le të bëjmë një dallim-tha Rosi-Dileta Leota nuk është gazetare sportive, por moderatore-tha Rosi-. Ajo është e lirë të bëjë cfarë të dojë dhe të veshë atë që dojë, ne kur shkojmë në fushë nuk mundemi. Ajo zgjedh lirisht atë që dëshiron të bëjë’.

Sfidanti.al