Leonardo: E ardhmja e Ikardit? Varet prej tij

Mauro Ikardi ka fituar zemrat e të gjithëve në Paris. Si ia doli? Duke shënuar gola, sigirusht. Në 16 ndeshje, argjentinasi ka 13 gola të shënuar, një mesatare e cmendur kjo. Por vlen të kujtohet se Ikardi në këtë moment ka veshur fanelën e Paris Sën Zhermenit por ai ka shkuar atje me huazim me të drejtë blerjeje për 70 milionë Euro, pasi  kartoni I tij është ende në pronësi të Interit.

Për të ardhmen e Mauro Ikardit foli edhe Drejtori Sportiv I Paris Sën Zhermenit. Leonardo.

‘Mauro po bën një punë shumë të mirë-tha Leonardo në një intervistë për Sky Sport-në sulm ka shumë konkurrencë, por duket qartë se kjo për të është një stimul’

Sfidanti.al