La Liga, Barcelona e Valverdes bën ligjin; kryesues 72 herë më shumë se Real Madrid

Reali I Madridit në sfidën ndaj Valencias kishte mundësinë për t’I rrëmbyer vendin e parë Barcelonës dhe t’I shkëputej 2 pikë në prag të El Clasicos, por barazimi I marrë në sekondën e fundit me golin e Benzemasë nuk I ndryshoi gjërat në klasifikim. Barcelona vazhdon të kryesojë renditjen edhe pse me pikë të barabarata me Realin; kjo falë golavarazhit, ka më shumë gola të shënuar 43 kundrejt 33 të Los Blancos, si dhe diferencën e përgjithshme 23 me 21.

Për më tepër, kjo është java e 6 radhazi që Barcelona e kryeson renditjen falë golavarazhit kundrejt skuadrës së Zidane. Ajo që është e dukshme është se që nga momenti që te Barcelona erdhi Valverde, në 2017, skuadra katalanase e monopolizoi totalisht vendin e parë. Nga 92 javë që janë zhvilluar që nga ai cast, Barcelona ka qëndruar në krye në 78, ndërsa Reali I madridit është I dyti me vetëm 6 javë I ndjekur nga Sevija me 5. Pjesa tjetër e liderëve të La Ligës ka qenë me nga 1 javë; Real Sociedad, Atletiko Madrid, Atletik Bilbao dhe Granada, kjo e fundit perfitoi pas shtyrjes së El Clasicos mes Barcelonës dhe Realit të Madridit.

Këte sezon, Reali I Madridit duket më kompetitiv në krahasim me dy sezonet e mëparshme kur ishte në gjendje që të kryesonte vetëm 1 javë, ndërsa këtë sezon e ka kryesuar La Ligën për 4 javë; të 1, 6,7 dhe 8. Barcelona e mori kryesimin e vetme në javën e 9, ndërsa për pjesën tjetër e ka ndarë me Realin duke e kaluar vetëm falë golavarazhit.

Por jo vetëm kaq, në dy sezonet e para të Valverdes, Barcelona e ka lënë vendin e parë në vetëm 6 raste, ndërsa këtë sezon shkoi në 9 javë pa qenë në krye. Përsa I përket Ligës së Kampioneve në fazën e grupeve, Barcelona e Valverdes është e frikshme pasi ka qenë kryesuese në 16 javë nga 18.

Sfidanti.al