Partizani dy herë mrekulli: largon mallkimin dhe gjen VAR-in në gjumë!

Të gjithë luteshin që të ndalej mallkimi i Partizanit, madje jo vetëm tifozët e “demave”. Kishin dy javë që “sulmonin” portën e tyre dhe një e tretë do të ishte fatale, madje do të lindte shumë keqkuptime, mos themi edhe dyshime. Ajo që ndodhi në ndeshjen me Vllazninë solli një lajm të mirë dhe një lajm të keq: Partizani e prishi mallkimin, nuk goditi portën e vet, por , shyqyr zotit, portën e kundërshtarit, kurse lajmi i keq qënka se goli i tyre i barazimit paska qënë për VAR-in, por çunat e sistemit janë kapur në gjumë!

Rroftë goli, poshtë ..VAR-i! Sepse na u kujtuan fjalët e shefit të “sistemit të ri”, Sokol Jareci kur ka thënë se VAR-in mos e kujtoni se do të merret me çdo rast që e gjykojnë gazetarët apo specialistët, sepse ka një specifikë tjetër. Dhe ajo specifika tjetër është stili i vjetër, ku pyetja klasike ishte apo s‘ishte do të marrë përgjigje jo nga teknologjia por nga “lartmadhëria”.

Flitet e perflitet se futbollisti i Partizanit, Filipoviç ka prishur fushëpamjen e porteit Zogoviç gjatë goditjes kur topi i goditur nga Rrapaj po shkonte në rrjetë, por çunat e VAR-it as nuk dënjuan ta fusnin në skaner ..golin! Dhe ky mund të quhet një “rebelim i fortë” i tyre kur mendon se ata në një rast i shkelën rregullat e VAR-it duke e përdorur sa për të nxjerrë një karton të verdhë!? Duket si gjë e vogël, por loja me kartonat nëper skedina është më e intriguese dhe fitimprurese se ajo e varfera e fushës…
Sfidanti.al