Anektoda e Kombëtares për të gjetur trajner është bërë akoma më e bukur! Ndërsa fëmijët kanë marrë lodrat e tyre, edhe burrat e futbollit, fëmijët e përkeqësur, siç mund të thirren ndryshe, kanë marrë “lodrën “ e tyre më të shtrenjtë. Në rolin e “babagjyshit” ishte trukuar kryeministri Rama, i cili ka hequr një “QIME” nga buxheti i Shtetit për t’i dhënë futbollit 70 milion lekë të reja! Ç‘janë këto lekë që shteti i madh ia “fal” shtetit të vogël të futbollit, atij që nuk i dalin as 15 milione euro e kacafiu që vijnë nga UEFA…
Siç duket ka ndryshuar skema e lojës, dy shtetet pasi ndërtuan bashkë disa stadiume, flirti ekonomik ka kaluar në “orgazëm” sa edhe paratë për trajnerin do t’i japë..shteti. Po , po ai shtet që presidenti ynë Duka, kur hyri në rol si një “Kadri Roshi i keq”, gjatë kohës së Pandemisë thërriste me të madhe se ky shtet, pra ky kryeministër, nuk ka bërë dhe nuk po bën asgjë për futbollin.
Paska qënë loja e pisët, një lojë që na kushton 700 milion lekë , një lojë që ka përmbysur “gralin e shenjtë”. Dikur e kishim gati trajnerin, por s’kishim paratë, tani kemi paratë të “bekuara” nga Shteti, dhe nuk po gjejmë dot trajnerin e Kombëtares!
A është gjallë ekipi Kombëtar kur prej muajsh nuk kemi trajner? Thonë se paratë ngjallin edhe të vdekurit , sidomos kur janë të buxhetit hallemadh dhe shkojnë për top tek loja e ..topit. Quhheni si të doni, vetëm mos thoni se keto mund te pagezohen si ..iceneratorët e futbollit!
Sfidanti.al