Bajerni duhet të ruhet nga Reali, pas Krosit, Alabës, vjen radha e Dejvisit!

Nuk po flasim për Antonio Rydigerin sepse e mori nga Çelsi, por sërish bëhet fjalë për një mbrojtës gjerman. Reali i Madridit duket mjaft i lidhur me futbollin teuton, që nga koha e Pol Brajtnerit dhe Gynter Necerit (Netzer). Në 2014, klubi spanjoll mori Toni Krosin, që përfundoi kontratën me Bajernin, ndërsa më pas bindi David Alabën që gjithashtu u largua nga Mynihu me kosto kartoni zero. Tashmë, duket se Reali po mendon për një yll të ri bavarez, dhe ky është kanadezi Alfonso Dejvis. Kontrata e tij përfundon në 2025, ndërsa presidenti Florentino Perez po mendon se momenti i duhur për të lëvizur është në verë 2024. Kjo do të ndihmonte që të ulte kostot e operacionit, që ndryshe do të arrin në mbi 100 milionë euro.

Sfidanti.al