Ndërkaq, shqiptari i Maqedonisë së Veriut, Jasir Asani, e ka gjetur ekipin e tij të ri. Ish-sulmuesi i Partizanit, që ishte pjesë e Kishvardës në Superligën e Hungarisë, është transferuar në klubin e Koresë së Jugut, Kuanxhu. Asani, që luajti për një sezon e gjysmë në futbollin hungarez, do të provojë nivelin e ligës elitë koreanojugore, pasi Kuanxhu e prezantoi zyrtarisht. Kartoni i tij kushtoi 700 000 euro.
Sfidanti.al