Ky është privilegj i  sistemit:  Kampionen e zbulojmë  në fillim e jo në fund…

Të gjesh ekipin kampion mu në mes të kampionatit,  nuk është një herezi e pacipë  në udhën e kampionatit tonë, por një “nevojë”, një kulturë e ngujuar ndër  vitet e  fundit, për të cilën duhet të falenderojmë..sistemin! Kur flitet për titullin kampion, të gjithë jemi të paduruar për të zbuluar më të fortin , ndaj dhe kjo që ndodh me Vllazninë është një lojë e njohur që shërbehet si pjatë e ..mysafirit special!

Le të mos zhytemi thellë në “pishinën tonë”,por vetëm 2 vite më parë kur Partizani u shpall kampion! Të gjithë e dinim fundin, të gjithë ia tregonin njëri- tjetrit sekretin e madh, gralin e sezonit,  se..ata me të kuqe në fund do të tundnin trofuen! ! Pastaj erdhi radha e Tiranës, ku fati i  kampionit u lexua aq publikisht, saqë kishte nga ata që besonin se 100 vjetorin e lindjes nuk mund të marrësh dhuratë tjetër veç ..titullit!

Për hir të së vërtetës, s’ka shpërblim më të keq për një kampionat, kur kërkon t’ia nxjerrësh rrënjët në vaftin e gabuar , vetëm duke u bazuar tek hendeku i  pikëtve të klasifikimit, pa e vrarë mëndjen për perepicitë dhe zullumet që po na presin tek pragu i portave të ..Superligës! Apo jemi të bindur se  ka vdekur koha e pabesive kur  kampionen më shumë na e zbulonin  arbitrat se sa e gjenim në fushë me atributet e saj!

Ajo që ndodhi gati dy javë më parë, kur shumë trajnerë dhe ish-sportistë të nderur shenjuan Vllazninë si kampionen e ardhshme, në Shkodër duhet të kishte ngjallur më shumë arsye për të patur frikë se sa delir i parakohshëm! Nëse do të dëgjonim të vjetërit e futbollit në Shkodër, futbollistët e brezit të sotëm kanë 100 arsye   të mbyllin veshët kur u thonë me “takt” se titulli po ju pret ..sepse është viti që topi do të përkundet në ..atdheun e vet!

Sfidanti.al