Milan rifiton Calhanoglu, negativ nga Covid: U riktheva

Hakan Calhanoglu nuk është më pozitiv me Covid-19 dhe do të jetë në dispozicion për sfidën e kësaj të shtune kundër Bolognas. Pas dy javësh mungesë,  ishte vetë fantazisti turk që e dha lajmin e gëzuar në Instagram, ‘U riktheva’-ishte postimi i tij. Është ky një lajm i mirë për kuqezinjtë që vijnë pas dy humbjeve radhazi me Atalantën dhe Interin dhe kështu që do të duan të kthejnë faqen në momentin më delikat të sezonit

Prania e Calhanoglu  i jep më shumë alternativa trajnerit Pioli për të bërë zgjedhjen e tij për skemën që do të përdorë. Një opsion është përdorimi i Krunic ose impenjimi një mes Rebic apo Leaos pas Ibrahimovic. Zgjedhja e tretë, më e rrezikshme dhe më pak e praktikueshme parashikon aktivizimin e Daniel Maldinit, që është trekuartist, por që nuk ka eksperiencën e duhur për të luajtur një ndeshje kaq delikate.

Sfidanti.al