Liverpool është në pole position për të siguruar shërbimin e sulmuesit të Paris Saint Germain, Kylian Mbappe. Sipas Canal+ France, skuadra angleze ka marrë avantazhin kundrejt Realit të Madridit me këtë të fundit që prej kohësh e ka vënë në shënjestrën e tij kampionin e botës.
Mësohet se Liverpool ka gati gjithcka për të mbyllur tratativat në momentin që futbollisti të shfaqë dëshirën e tij për tu larguar nga Paris Saint Germaini. Në këtë pikë Liverpool ka gjetur edhe futbollistin që do të jetë i detyruar t’i lërë hapësirë Mbappe dhe bëhet fjalë për Mohamed Salah.
Sulmuesi egjiptian ka një kontratë me The Reds deri në vitin 2023, por bisedimet me të për rinovimin e saj nuk po bëjnë aspak përpara, kështu që Salah mund t’i thotë lamtumirën skuadrës kampione të Anglisë.
Sfidanti.al