Do të jetë për faktin që ndeshjet luhen me dyer të mbyllura dhe mungesa e zhurmës së tifozëve që e bëjnë më të lehtë punën për inspektorët federale në rrethana te ndryshme ku personazhe bëjnë deklarata pak të pëlqyeshme. Vetëm pak ditë pas hetimeve për Buffon, në shënjestrën e Prokurorisë së Federatës Italiane të Futbollist vihet edhe Simone Inzaghi.
Trajneri i Lazios është njoftuar për mbylljen e hetimeve për 2 fraza blasfemie të thëna nga Inzaghi në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Parmës e fituar nga Lazio 2-1. Prokuroria FIGC punoi për këtë dosje në kohë rekord dhe tani trajneri i skuadrës bardhekaltër rrezikon të skualifikohet ndoshta me 1 ndeshje.
Gjithsesi për këtë cështje do të mësohet më shumë ditën e hënë kur do të jetë e nevojshme të kuptohet nëse do të arrihet në ndonjë pakt apo nëse do të ketë kalim në gjykim para Gjykatës Federale Kombëtare
Sfidanti.al