Ilir Daja si “ Helena e Trojës”,  tre klube po futen në..luftë!

Kur të më shikoni se jam tretur, mos kujtoni se kam vdekur!  Kjo frazë doli nga muzeu dhe  tingëllon tejet aktuale, pasi dëgjon deklaratën sfiduese të presidentit të Skënderbeut, Takaj. “ Nuk e di se cili i ka ato b… për të marrë trajnerin e Skënderbeut. Keni dëgjuar ndonjëherë në këto 8 vite që një klub tjetër t’i marrë Skënderbeut..trajnerin”. Gjithë këto ditë është përfolur se Tirana dhe Partizani , pasi mbaruan punë në Derbi,  kanë një një “luftë”  tjetër për të bërë , fati i së cilës nuk varet vetëm prej tyre .  Sikur Ilir Daja të ketë shkopin magjik, ose sikur të bekohet si  “Guardiola” e shqipeve , meqë paska dalë kampion me tre ekipe të ndryshme,  Partizani shpreson se me të mund të ruajë petkun e titullit kampion, ndërsa Tirana synon altarin e fronit, për të festuar ditlindjen e madhe…

Deklarata e presidentit Takaj, duket  mëse shqiptare: “ Tundni paratë, pastaj hajdeni merrni trajnerin”.  Morali i deklaratës të kujton fabulën : nuk ka qofte te Daja ! Skënderbeut, edhe pse duket se i është fikur drita e së ardhmes pas dënimit maratonë në Europë,  qoftë Partizani, qoftë Tirana, nuk mund t’i marrin në mes të ditës trajnerin.Trajnerin, që  po të besosh në ato që thuhen poshtë e lart, mund të bëhet si “Helena e Trojës”, sebepi i luftës midis tre klubeve. Dhe në një kohë të trazuar,  kur  është shtuar ndejshem hemoragjia për shkarkimin e trajnerëve , madje stolat po mbushen me trajnerë “nxënës”, emri i Dajës duket si një ngushëllim i fundit  për njerëzit e këtij zanati…

Sfidanti.al