E cuditshme te Bajern, Kutinjo, I detyruar të luajë me fanelë për…fëmijë!

Pas një periudhe të vështirë te Barcelona, Filipe Kutinjo duket se është kthyer ai I dikurshme me ngjyrat e Bajernit të Mynihut. Braziliani në ndeshjen e funjavës së kaluar ndaj Verder Bremenit e fituar nga bavarezët 6-1 shënoi 3 gola, por gjatë festimeve në përfundim të ndeshjes tabloidi ‘The Sun’ vuri re  dicka të vecantë dhe kurioze, Kutinjo kishte veshur një fanelë ndryshe nga ajo e shokëve të tij të skuadrës që e bën të paevitueshme vënien e buzës në gaz.

Kutinjo u transferua te Bajerni, kur Adidas që furnizon bajernin me veshjet sportive, I kishte përfunduar fanelat e reja të skuadrës dhe mes tyre mungonte aji me masën e duhur të Kutinjos që është I gjatë 172 cm duke e detyruar futbollistin të veshë fanelën imitim e krijuar për fëmijë që mund të blihet në dyqanet zyrtare të klubit. Megjithatë kjo situatë shumë shpejt do të përfundojë pasi Adidasi brenda fundit të vitit do të furnizojë Kutinjon me fanelën zyrtare të skuadrës.

Sfidanti.al