Ky mund të quhet spektakël i servilizmit! Edhe kur ndëshkohemi me gjobë nga FIFA, për shkak të shisheve të flakura në fushë në kokat e polakëve, ata që na vranë ëndërrën, prapëseprapë, nuk e humbim rastin të shpallim merita për “mbretin” despotik të topit. Sipas medias së oborrit ose “ kalorësve të urdhërit”, nëse presidenti Duka nuk do të ishte antëtar Komitetit Ekzekutiv, mu në zemër të UEFA-s, gjoba do të ishte tejet e bujshme, prandaj 170 mijë franga të “vogla” dhe 1 ndeshje pa tifozë me Andorën..le t’i puthim në të dyja faqet!
Rroftë “mbreti” kur fitojmë ndeshjet për meritë të shefave, si kjo me Hungarinë, rroftë mbreti kur humbasim për faj të futbollistëve , rroftë “mbreti” edhe kur gjobitemi me mijëra franga dhe me një ndeshje pa tifozë. E dini si thonë nëpër korridoret e zyrave ? Puna e madhe se nuk do të ketë tifozë me Andorrën, sepse kjo qënka një ndeshje rezultatin e së cilës mund ta kopsisim si të duam, sidomos kur publiku është i ulur në divane e jo në stadium. Ishalla nuk është nga ato rastet akute , kur me keto liliputet si me Andorra, bëjmë sikur vuajmë në fushë për t’i thënë jetë diagnozës diabolike se ne kemi lindur për t’u përballur me të mëdhatë e jo me të voglat…
Sfidanti.al