Ai vetë është një nga mesfushorët më të mirë të ekipit, por që jo gjithmonë luan sepse në repart ka mjeshtra si Kasemiro, Kros e Modriç. Federiko Valverde ka shumë besim te një Real i tillë që ka konkurrencë të madhe në ekip, dhe që po e tregon formën në ndeshje të caktuara, ndonëse jo gjithmonë. Fitorja 5-0 në fushën e Shahtarit të Donjeckut (ndeshje e luajtur në Kiev) ishte shumë më bindëse sesa suksesi i vuajtur 1-0 i Barcelonës në “Kamp Nou” ndaj Dinamos së Kievit. “Jemi përgatitur për ta fituar El Klasikon, – thotë uruguajani për televizionin madrilen, – jam shumë i motivuar personalisht dhe me ambicie të forta. E dimë rëndësinë e ndeshjes dhe se çfarë përfaqëson kjo fanelë”. Gjithsesi, Reali ka pasur ulje-ngritje, edhe në La Ligë, edhe në Champions kur u mund në Madrid nga Sherifi i Tiraspolit, ndërsa Barcelona për më keq është një ekip në ndërtim e sipër, siç deklaroi trajneri i shquar rumun, Mirçea Luçesku.
Sfidanti.al