Në stadium do të jenë 57 000 tifozë, dhe që të gjitha vendet janë të zëna. Sipas rregullave të reja në Itali, në “San Siro” do të ketë 75 për qind të kapacitetit të lejuar, dhe ky numër tifozësh e biletash përkthehen në 5 milionë euro fitime. Ndeshja është Inter-Juventus, pra klubi zikaltër mund të lumturohet për herë të parë që nga nisja e pandemisë së Kovid 19-ës. Përveç publikut në “San Siro”, interesimi është i madh për ta ndjekur ndeshjen nga televizioni në vende të ndryshme të botës, që nga Kina, për të shkuar në Afrikë. Shifra e 5 milionë eurove nuk është rekord, pasi atë e mban ndeshja Inter-Juventus e 2019-ës para mbylljes nga Kovidi, kur ishin 80 000 vetë në “San Siro” dhe të ardhurat arritën në 6.6 milionë euro. Duket se këtë herë janë rritur edhe çmimet e biletave.
Sfidanti.al