E paskan dënuar Juventusin me minus 15 pikë në Serinë A! E paskan “hedhur me kokë” nga dritarja e klasifikimit, e kanë çuar pranë Empolit dhe Bolonjës . E gjithë bota është shtangur me dënimin, po më shumë me Italinë, e cila nuk kursen as birin e shenjtë, Juventusin, kur flitet për trukime ekonomike, plusvalenca si[ thuhet në Itali. Në Shqipëri mund të quheshin: rofeshata dhe driblime me paratë!
Bota e futbollit është e madhe, por thonë se hilet e futbollit, sidomos ato të zyrave, po t’i tregonim me hartë, do të ishte edhe më e madhe. Ndaj, kur bota qan për Juventusin, qan edhe për ..vete! Në të tilla raste, vetëm lloji ynë, pra zyrtarët e FSHF-së, nuk marrin pjesë në “funeralin global” dhe kjo për një arsye madhore. Jemi veç nga të tjerët, një ishull i shfrenuar nga marifetet me paratë..
Një ishull pa rregulla, por me ligjin e kazinosë, ku fiton njëri dhe humbasin të gjithë! Dhe të gjithë janë Tirana, Partizani, Dinamo, Vllaznia e me radhë klubet, që janë katandisur e bëjnë garë se cili klub i detyron futbollistët të presin më shumë muaj pa rroga!. Dikur rivalizonin se cili ishte më i forti në fushë, sot gara bëhet kush i afrohet më shumë mjerimit moral,pra t’i qasesh pranë “Anjelit tonë” të përjetshëm presidentit të panginjur, ai që ka zaptuar pa pikë frike lojën me plusfitimet dhe me ..plusvalencat !
Sfidanti.al