Jan Zomeri është debutuesi i tretë më i vjetër tek Bajerni

Ka shumë pak që ia kalojnë, ndonëse për ekipin bavarez kanë luajtur lojtarë me emër edhe në moshë të madhe. Jan Zomer është debutuesi i tretë më i vjetër në histori, pasi ishte në fushë për Bajernin ndaj Lajpcigut në moshën 34 vjeç e 34 ditë. Më të vjetër se ai janë vetëm dy lojtarë, që të dy portierë. Jërg But debutoi në moshën 34 vjeç e 318 ditë, ndërsa legjenda e Gjermanisë, Harald “Toni” Shumaher e luajti ndeshjen e parë me fanelën bavareze në moshën 37 vjeç e 234 ditë, duke qenë një rekordmen i paarritshëm.

Sfidanti.al