Ten Hag dëshiron vërtet që Marko Rojsi të bashkohet me Junajtidin

E ka një që mund të cilësohet veteran, dhe ky është Kristian Eriksen. Danezi, tashmë 30-vjeçar, ka lënë pas problemet me zemrën dhe luan me sukses në “Old Traford”, ndërsa trajneri Erik Ten Hag dëshiron të angazhojë një tjetër “xhaketë të vjetër”. Ky është Marko Rojs, kapiteni shumë i talentuar i Borusias së Dortmundit dhe ylli i Gjermanisë, por është me këmbë “prej xhami” sepse ka pësuar dëmtime të shpeshta. Gjithsesi, trajneri i Mançester Junajtidit dëshiron të provojë fatin me 33-vjeçarin që do të jetë lojtar i lirë në verë. Ten Hagu pati takim me agjentin e Rojsit, që besohet se nuk do të angazhohet me Gjermaninë për t’u përkushtuar vetëm te skuadra e klubit.

Sfidanti.al