Nuk ishte aspak e lehët, dhe mungesat ishin të shumta. Bajerni zbriti në stadiumin e Lajpcigut pa Manuel Nojerin, Sadio Manenë dhe Lykas Hernandezin, por gjithsesi në portë të paktën ishte Jan Zomeri. Portieri zviceran bëri menjëherë debutimin si titullar, dhe luajti mirë pasi Lajpcigu pati epërsi në gjuajtje (7-4, 3-2 në portë). Erik Çupo-Moting kaloi bavarezët në epërsi në 37’, por Marsel Halstenberg barazoi pas pushimit në 52’. Bavarezëve iu anulua një gol, ndërsa lojtarë të rëndësishëm si Musiala, Gorecka apo Upamekano u ndëshkuan me kartonë të verdhë. Bajerni vazhdon kryesimin me 35 pikë ndaj 30 të Frajburgut dhe 29 të Lajpcigut, dhe mund të thuhet se bavarezët kanë kaluar me sukses një provë të vështirë që do t’i ndihmojë për të shkuar sërish drejt titullit, të 11-t radhazi.
Sfidanti.al