Kupa e Spanjës: Real-Atletiko dhe Barcelona-Sociedad!

Shorti i çerekfinaleve është “bombë”, siç mund të thuhet në këto raste. Flasim për çerekfinalen e Kupës së Mbretit në Spanjë, dhe goglat e nxjerra në Federatën Spanjolle të Futbollit nxorrën çifte të fortë. Reali do të ndeshet me Atletikon në një derbi të Madridit, ndërsa Barcelona do të luajë ndaj një rivali të fortë si Sociedadi. Dy përballjet e tjera janë Atletik Bilbao-Valencia dhe Osasuna-Sevilja. Barça luan të mërkurën e 25 janarit, po ashtu si Osasuna, ndërsa të enjten e 26 janarit është radha e derbit madrilen dhe e Valencias me Bilbaon.

Sfidanti.al