Paris SG bën një tjetër transferim pa pagesë, pas Mesit vjen Shkriniari!

E kishte bërë edhe me Sergio Ramosin, dhe tani klubi francez merr një tjetër mbrojtës të fortë, madje në moshë shumë të përshtatshme. Milan Shkriniar vërtet fitoi Superkupën e Italisë me Interin, pasi fitoi vjet Kupën dhe Superkupën, ndërsa dy sezone më parë edhe titullin kampion, por e ka ndarë mendjen që të kërkojë Championsin me PSG-në. Qendërmbrojtësi nga Sllovania, që Interi e bëri kapiten, ka vendosur të kalojë në Francë, ndërsa kontrata e tij përfundon në verë. Futbollisti 27-vjeçar refuzoi ofertën e klubit italian për rinovim.

Sfidanti.al