Ç‘i do golat e Brojës .. Edi Reja , ne golat na i bëjnë ..shefat!

Sa herë që Broja shënon në Premier Ligë, na shkon mëndja tek “babushi ” i Kombëtares, Edi Reja. Dhe pyesim: a është para ekranit duke parë Premier Ligën apo edhe këtë kampionat nuk e pëlqen, ngaqë po përgënjshtron paudhësinë e tij profesionale lidhur me bëmat e Brojës. Dhe 5 golat e Brojës në Premier Ligë, kanë krijuar një shuplakë 5-she për trajnerin tonë, që ndryshe nga gjithë bota angleze, nuk numëroka golat , por “mëkatet” dhe veset e Brojës.

Kanë të drejtë mediat angleze që tallen me Shqipërinë miope të futbollit dhe me një Italian të aziluar në stol, që “kontrollohet ” nga disa zyrtarë me “sqimë”, shija e të cilëve për golin dhe futbollin ndryshon kryekëput . Jo kur i do Broja, por kur i duan ata vetë…

E dini ç‘kanë shkruar tifozët e Çelsit për rebelimin me gola të Brojës? Ironi tipike angleze: “Broja është i keq, nuk bën për Çelsin. Bëtë mirë që ia dhatë Sauthheptonit!” Sikur të kishin shkruar edhe tifozët tanë të Kombëtares në adresë të trajnerit Edi Reja, pak a shumë do të ishte : “ Bravo profesor Reja që e dergon në tribunë Brojën dhe jo në fushë. Më mirë t’ia kishe falur qysh në fillim Kosovës, siç bëri me Rashicën..bashkëpatrioti yt De Biazi ”

Sfidanti.al