Çfarë i tregoi presidenti Duka në ekranin  e celularit Silvinjos..?

Sa herë që “zoti” zbret në tokë dhe flet kokë më kokë me të dërguarit e tij, ata që merren me ç’kodimin   e ritualeve, para ndeshjeve, qasen të gjejnë kahun e fatit. Do të jetë i bardhë apo i zi këtë ndeshje me Çekinë ?

Tamam në prag të nisjes për në Pragë, në seacën e parë stërvitore të Kombëtares në Tiranë, presidenti Duka paska zbritur në fushë dhe për pak minuta ka folur kokë më kokë me Silvinjon. “Grali i shenjtë ” i bisedës se tij me brazilianin paska qënë një gjest tejet ndjellës ,  i ka treguar një “sekret” në ekranin e celularit të tij.

Disa thonë se Silvinjo, në ekranin e vogël të presidentit të profet , ka paraparë ..atë që do të ndodhë me Çekinë. Disa të tjerë , që hapat e shefit drejt ekipit i  shndërrojnë në dyshime , thonë  se në ekran ka qënë “dënimi i Silvinjos”..sa pikë na duhen në këto dy ndeshje. ..

Çfarëdo që t’i ketë thënë  presidenti trajnerit të tij, zbritja në terrenin e stervitjes  duhet lexuar si shenjë e mirë e “horoskopit kuqezi”, sidomos  në krahasim me zbritjen e thellë të shefit,  në tunelin e futbollistëve  në Uembli..aq sa dukej sikur do të luanim me 12 vetë !

Sfidanti.al