FSHF reklamon arritjet por vret edhe ëndrra. UEFA përjashton Tiranën nga Champions League

Në një kohë që nga selia e FSHF dhe zyrat që propagandojnë vetëm arritje në futbollin shqiptar, UEFA ka dërguar edhe një e-mail që sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë përtypur mirë nga njerëzit që kanë edhe “ligjin” edhe “maliqin” në lidhje me lojën më të ndjekur në vend, futbollin. Në kulmin e entuziazmit për dhuratën që pritet të na bëjë FSHF duke na e servirur Kombëtaren dhe arritjet e kuqezinjve si rezultat i sakrificave titanike, skuadrat shqiptare ku ngjizet dashuria dhe pasioni për futbollin, nuk kanë mundësi të garojnë me moshatarët e tyre në mbarë europën.

Ndoshta nuk e kanë menduar këtë gje lojtarët e Tiranës U-19 kampione në fuqi por është e vërtetë. Për shkak të nivelit të dobët të kampionatit në këtë grumpmoshë, ekipet shqiptare janë përjashtuar nga UEFA Youth Champions League. Skuadra kampione e Shqipërisë me U19, Tirana, këtë vit nuk do të marrë pjesë në këtë aktivitet, pikërisht për shkak të renditjes shumë të ulët të kampionatit shqiptar në klasifikimin e UEFA-s dhe një gjë e tillë mund të vazhdojë edhe në vitet në vijim.

Sfidanti.al