Në një kohë që në tregun europian të yjeve të futbollit por përmenden shifra qindra-milionëshe për shitje dhe blerje kartonësh, ka edhe nga ata që e shikojnë situatën nga këndvështrimi më njerëzor, Njëri prej tyre është mesfushori sllovak i Napolit, Stanislav Lobotka, i cili nuk beson se vlen aq sa kërkon klubi për kartonin e tij.
“Agjenti më ka thënë se në merkato kanë ofruar 40 milionë për mua, nuk e di këtë por mua më mjaftojnë edhe pesë milionë. Sidoqoftë e di mirë se pronarët nuk janë në të njëjtin mendim me mua. Por, kështu po funksionon tregu, futbollistët po shiten për 120 milionë euro që për mua nuk është një shifër e justifikueshme. Është shumë, pastaj nuk merret më parasysh as fakti sa ndeshje ke luajtur, apo nëse ke luajtur në kompeticione të rëndësishme si Kupa e Botës apo dhe Champions League. E vërteta është se nuk i kuptoj fare këto shifra”.
Deklaratë e sinqertë nga një prej lojtarëve më punëtorë dhe të nënvlerësuar të Serie A.
Sfidanti.al