Ballkani zyrtarizon një transferim të rëndësishëm në hyrje pas largimit të sulmuesit Meriton Korenica. Klubi kampion i Kosovës që edhe këtë vit do të marrë pjesë në fazën e grupeve, afron ish-sulmuesin e Shqipërisë U-21, Bernard Karrica, i cili ka luajtur në klube të njohura në Kroaci gjatë karrierës së tij, teksa tani ka vendosur që t’i bashkohet Ballkanit.
“E prezantojmë edhe një armë të fortë në pjesën ofensive. Me kënaqësi njoftojmë të gjithë dashamirët tanë se skuadrës kampione i bashkohet edhe Bernard Karrica. 22-vjeçari që ishte pjesë edhe e shpresave të Kombëtares së Shqipërisë (U-21), ka luajtur për disa skuadra të Kroacisë, përfshirë Rijekan dhe Dinamo Zagrebin. Klubi i dëshiron Karricës suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, shkruhej në postimin në rrjetet sociale të klubit të Ballkanit.
Sfidanti.al