Zielinski alarmon Poloninë, rrezikon të mungojë në Shqipëri

Piotr Zielinski ndez këmbanën e Alarmit në kampin e Kombëtares Polake. Sikur të mos mjaftonin mungesat e Sheznit, Zalewskit apo Skorupskit, trajneri Santos mendohet se ka humbur edhe mesfushorin e kamionëve të Italisë i cili është largur nga stërvitja për shkak të një problemi.

Nëse llogaritet edhe humori i keq në grup apo deklarata e Levandoskit që akuzon shokët për mungesë përgjegjësie, situata bëhet edhe më e komplikuar. Seanca e fundit stërvitore e Polonisë zgjati një orë e gjysmë, por Zielinski zhvilloi vetëm gjysmën e saj. Mediat kanë bërë me dije se lojtari 29-vjeçar mund të ketë pësuar një dëmtim, por në kampin polak justifikojnë largimin e tij më herët me faktin se po përpiqen ta ruajnë nga problemet që mund t’i shfaqen nga terreni i qendrës stërvitore i Legias së Varshavës.

Sfidanti.al