Një lojtar tjetër mund të bashkohet me yjet europiane që kanë zgjedhur Arabinë Saudite. Bëhet fjalë për Mohamed Salah, shumë shumë pranë klubit arab të Al-Ittihad që ka bërë ofertën zyrtare në adresën e Liverpool. Ofertë e paprecedentë, 250 milionë pasi rekordin aktual të shitjes e mban Neymar me 222 milionë në momentin që u bashkua me PSG nga Barcelona.
Pavarësisht deklaratave të vazhdueshme të trajnerit Jurgen Klopp që ka mohuar largimin e “faraonit”, klubi merr kohën e duhur për të analizuar situatën por mundësia që në orët e fundit të merkatos arabe, Salah të nënshkruajë me Al-Ittihad, është e madhe. Për sulmuesin është gati kontrata 3-vjeçare me 100 milionë në sezon dhe shumë benefite të tjera që parashikon oferta. Te Al-Ittihad momentalisht luan edhe Karim Benzema ndërsa nëse transferimi dështon në orët e fundit të merkatos së sotme, atëherë arabët do të hidhen sërish në sulm në muajin janar.
Sfidanti.al