5 herë kampioni i Premier League dhe momentalisht kampion Europe, trajneri katalan, Pep Guardila konsiderohet si kandidatura më e mundshme për të pasur teknikun Gareth Southgate që po zhgënjen në stolin e “Tre Luanëve”.
Sipas tabloidit “Daily Mail”, misioni teknikut spanjoll me skuadrën angleze është drejt fundit. “Daily Mail” beson se Guardiola nuk do ta rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2025, madje ai pritet të marrë drejtimin e kombëtares së Anglisë menjëherë pas Euro 2024. Gareth Southgate vështirë të konfirmohet sërish dhe vetëm nëse “Tre Luanët” do të triumfonin në kompeticionin që zhvillohet në Gjermani. Megjithatë, në zyrat e Federatës Angleze janë të bindur për t’i dorëzuar kombëtaren Guardiolës e për t’i lënë dorë të lirë në synimin për t’i dhuruar Anglisë një trofe madhor.