Fituesi i tre medaljeve të arta olimpike ne stolin bretkosë dhe notari dominues në këtë disiplinë, britaniku Adam Peaty u përlesh ashpër me kolegun e tij, Luke Greenbank në qëndrën stërvitore kur të dy po stërviteshin por në një moment u përplasën pas një fjale të tepërt.
Gjithçka nisi në pishinë teksa Peaty bëri një batutë për të fejuarën e kolegut, Anna Hopkin, edhe ajo kampione olimpike. Në të shkuarën, Peaty ka pasur një histori të shkurtër me notaren, ndërsa gjatë sherrit ai e ka goditur Greenbank në shpinë dhe ky i fundit reagoi duke e plagosur kampionin olimpik. Të dy kanë garuar në stafetat e Britanisë së Madhe por ky debat mund të ndikojë në garimin e tyre një vit nga Olimpiada Paris 2024.
Sfidanti.al