Ç‘është Derbi? Përralla me top që na mban gjallë…

Çfarë do të thotë Derbi, me  fjalorin  tonë të futbollit. Përgjigja e parë mbetet e patundur : më i bukur është ta shikosh nga shkallët, ku janë tifozët,  se sa nga fusha ..ku luajnë futbollistët. Derbi do të thotë që të mos e mësosh kurrë se sa tifozë e ndoqën ndeshjen..

Në ekran thuhet se janë të pranishëm në stadium 12 mijë e 300 vetë, kurse  media e  oborrit   i bie tam-tameve se janë shitur 15 mijë bileta! Kur futesh në stadium, po të besosh se janë 15 mijë tifozë të pranishëm, pse të mos të besosh tjetren   se edhe Air Abania nuk është 20 mijë sa thonë, por 40 mijë vëndesh!

Çdo të thotë Derbi?  Derbi  është ilaçi më i mirë për të nxitur  harresën. Tani nuk do të dëgjohet  më ajo statistika e keqe  se Partizani kishte 2 muaj pa fituar. Mjafton një 90 minutësh me Tiranën për t’i vënë shkelmin krizës 2 mujore !

Derbi po shnderrohet në një përrallë. Nuk është i bukur për t’u parë,  më bukur tregohet. I paska thënë futbollistëve të Partizanit, trajneri Shehi, ..”të jenë të qetë në mëndje dhe zemërluanë në fushë!” Haleluja ! Këtë frazë e ka thënë edhe në derbin e fundit..  kur ishte trajner me Tiranën!

Sfidanti.al