Shtanga shkëlqen në europianin e Bullgarisë

Shqipëria ka arritur rezultate fantastike në ditën e dytë në Kampionatin Europian të peshëngritjes. Europiani që po mbahet në Sofie të Bullgarisë ka rezultuar mjaft “fatsjellës” për Kombëtaren shqiptare, të cilët kanë fituar ditën e djeshme 3 medalje argjendi. Protagonistët në këto arritje ishin, Kristi Ramadani dhe Erkand Qerimaj që garuan në kategorinë e peshave 81 kg. Ramadani shkëlqeu pasi mori dy medalje të argjendta, me 23-vjeçarin që arriti të kishte sukses në 5 prova. Në krahun tjetër, Erkand Qerimaj vazhdon që të jetë një nga emrat që mban lart flamurin shqiptar në peshëngritje, me shkodranin që nuk njeh moshë duke qenë gjithmonë në formë të mirë dhe duke korrur suksese.

sfidanti.al